Nesër mbahet seanca e V-të e Kuvendit Komunal
Kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu ka thirru seancën e 5 me rradhë të kuvendit komunal.
Gjatë kësaj seance janë paraparë të diskutohen 6 pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi miratim i Propozim-Vendim mbi miratimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2017.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimi mbi miratimin e rishikimit të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2018.
3. Konstatimi i dorëheqjes se anëtarit të Këshillit mbikqyrës të Ndërrmarjes publike "Moravica" në Preshevë.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Këshillit mbikqyrës të Ndërrmarjes publike "Moravica" në Preshevë.
5. Raport i komisionit të Kuvendit mbi situatën e krijuar në Rtv "Presheva"
6. Pyetjet e këshiltarëve.