Profesori Agim Vinca ka vlerësuar se faktori politik shqiptar në Maqedoni nuk ka bërë aq sa duhet për çështjen shqiptare në këtë vend.
“Në Maqedoni nuk është zgjidhur çështja shqiptare. Marrëveshja e Ohrit nuk po zbatohet, një ligj i thjeshtë për gjuhën nuk po zyrtarizohet”.
“Jam i interesuar të zgjidhet çështja shqiptare. Kjo nuk është zgjidhur për shkak të dobësisë së faktorit shqiptar si dhe obstruksioneve të palës maqedonase, të cilët brazinë me shqiptarët e përjetojnë si humbje, si tragjedi. Ndonëse kjo situate ka ndryshuar, por jo plotësisht”.
Vinca gjithashtu theksoi se faktori politik shqiptar në Ballkan nuk duhet të jetë indiferent.
Gjatë intervistës në Info Magazine, Vinca ka folur edhe për propozimin e tij për emrin e ri te Maqedonisë – Republika Qendrore e Ballkanit – , lidhur me të cilin shprehu habinë se nuk gjeti mbështetje nga shqiptaret.
“Kur dola me propozimin e arsyetuar për emërtimin e Maqedonisë, isha i vetëdijshëm se nuk kalon, nuk e pranon pala maqedonase, ata insistonin për “Maqedoni”. Mua me habit fakti pse shqiptarët nuk e mbështesin një propozim që shkon në favorin tonë?!”.