Zyra që udhëhiqet nga Marko Gjuriq i reagon Rexhep Hotit: “Po aktualizon ëndrrën fashiste të shqiptarëve”

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar deklarimit të nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hotit,

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar deklarimit të nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hotit, i cili ka pohuar se për ndarjen e Kosovës s’mund të bëhet fjalë, pasi në të kundërt “nuk mund të ndodhë ndarja pa e marrë Kosova Sanxhakun, pjesën e saj në Serbi dhe pjesën e saj në Mal të Zi”.

Hoti këto deklarime gjithashtu i ka bërë si reagim ndaj politikanëve serbë, që kohëve të fundit kanë folur shumë për ndarjen e Kosovës.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, deklarimin e Hotit e ka cilësuar si “aktualizim i ëndrrës fashiste për ‘Shqipërinë e Madhe’”,

“Çdo kërkesë e tillë ndaj territoreve të njerëzve të tjerë, përbën një kërcënim për stabilitetin e rajonit dhe në mënyrë të pashmangshme ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë”, thuhet në reagimin e zyrës që udhëhiqet nga Marko Gjuriq.