Sipas gazetës serbe ‘Telegraf’, Daçiq ka thënë se ky dokument përmban listën e 24 vendeve të cilat do të bëjnë presion për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pranimin e saj në organizata ndërkombëtare.
Tutje, ‘Telegraf’ shkruan se në listën e këtyre vendeve që mbështesin Kosovën bëjnë pjesë: SHBA, Austria, Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe etj.
Ndërsa nga ana tjetër vendet të cilat mbështesin Serbinë janë: Armenia, Egjipti, Meksika, Nepali, Slovakia, etj.
“Ne kemi tërhequr vëmendjen në të gjitha vendet se ky është një problem në marrëdhëniet tona dhe se ne ndjekim me vëmendje çdo gjë”, ka thënë Daçiq.