Enti për Punësim në përgatitje të projektit për punësim (Video)

Enti për Punësim në përgatitje të projektit për punësim...

Programi aksional për rritjen e punësimit nga Enti për Punësim është program i cili është realizuar edhe më parë i cili ndihmon në punësimin e të rinjëve si dhe përveç kësaj ndihmon dhe bizneset private, dhe ndërmarrje të tjera. Punëdhënësit të cilët do të përfshihen në këtë projekt do të kenë mbështetjen nga Enti për Punësim por kushti i vetëm është që të mos kenë obligime ndaj shtetit si dhe punëtorët duhet të mbahen në marëdhënie pune për një vitë.

Enti për punësim në bashkëpunim me Komunën e Preshevës tashmë ka filluar projektin i cili projekt përfshin pesë fusha të veprimit siç janë:

1. Programi për punësim,

2. Vende të reja të punës,

3. Programi për praktikantët,

4. Trajnime për punëdhës, dhe programi i pestë që pritet të lejohet është

5. Programi për punë publike.

Ky projekt tashmë ka kaluar të gjitha fazat përgatitore dhe pritet që pas 2 korrikut të shpallet dhe në gazetën publike dhe pastaj të mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, kështu u shpreh Muhamed Ramadani nga Enti për Punësim.

Pas shpalljes se konkursit do të merren vesh edhe cilat fusha janë konfirmuar në të cilat do të realizohet projekti si dhe në të njëjtën kohë do të paraqiten dhe kriteret për aplikim.