Në këtë seancë ishin të parapara pesë pika të rendit të ditës ndërsa pika e gjashtë ishte pyetjet e këshilltarëve.
Me orë të tëra u debatua mjaft mes pozitës dhe opozitës rreth pikave të rendit të ditës ku partitë opozitare debatin me së shumti e krijuan rreth pikave të rendit të ditës, ku pikën e dytë dhe pikën e katërt të kësaj seance kërkuan që të largohen nga rendi i ditës por që me hudhjen në votim kaluan edhe këto pika.
Gjithashtu opozita paraqiti edhe amandamentet e tyre për të ndryshuar radhitjen e shpërndarjes së buxhetit me propozimet e tyre por që këto amandamente nuk kaluan.
Në këtë seancë janë miratuar katër pika të rendit të ditës, ku secila prej këtyre pikave barte me vete edhe debatet që ishin mjaft të diskutuara, ndërsa pika e pestë e rendit të ditës është shtyer për seancën e radhës.
Në këtë seancë të kuvendit komunal nuk mungoi edhe debati në mes kryetarit të Komunës z.Shqiprim Arifi dhe kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa.
Kjo ishte seanca e pestë e rregulltë e kuvendit komunal në Preshevë.