“B92” duke iu referuar burimeve të veta, shkruan sot se pas tërheqjes së njohjes nga Surinami dhe Guinea Bisau, Liberia është shteti i tretë që tërheq njohjen e Kosovës brenda një kohe të shkurtërore.
Megjithë këtë propagandë të mediave serbe dhe diplomacisë së Beogradit, tashmë veç është zyrtare akreditimi i ambasadorit të Kosovës në Guinea Bissau.
Si ambasador i Kosovës në shtetin afrikan është akredituar Ramadan Gashi.
Mediat serbe kanë raportuar vazhdimisht që shtete të ndryshme ku është e fokusuar diplomacia e Serbisë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë vazhdimisht është demantuar nga zyrtarë të këtyre vendeve.
Madje Serbisë i ishte tërhequr vërejtja nga Franca dhe Britania për çasjen ndaj vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën.