Plagoset shqiptari në Milano, punonte agjent sigurie në McDonald’s

Një djalë shqiptar është plagosur me thikë në Milano dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën...

Një djalë shqiptar është plagosur me thikë në Milano dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. 29-vjeç me dokumente italiane ka marrë njoftimin nga menaxheri i biznesit përmes qendrës operative telefonike, se një grup afrikanësh kishin hyrë në “Fast Food”, nuk po konsumonin gjë dhe po bezdisnin klientët e tjerë.

Punonjësi shqiptar i sigurisë ka ndërhyrë duke i larguar klientët nga Mx Donald’s ku punonte. Por, në momentin kur 29-vjeçari i ka nxjerrë jashtë, ata e kanë goditur me shqelma dhe grushte. Në vrazhdën e dhunës, i riu është goditur me thikë në shpinë.

I plagosuri u transportua në spital, me plagë të rënda thike dhe frakturë në nofull dhe dëmtime në shpatulla.

Hetuesit kanë marrë pamje nga kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorët. Sipas dëshmitarëve, ishin rreth 10 agresorë. Raportohet se shqiptari është sulmuar sapo i ka shoqëruar te dera e biznesit personat ‘problematikë’.