Deputetët e pakicave në Parlamentin e Serbisë mund të flasin në gjuhën e vet

Deputetët e popullit nga radhët e pakicave kombëtare u është bërë e mundur që në Kuvendin e Serbisë të mund të flasin në gjuhën e vet

Deputetët e popullit nga radhët e pakicave kombëtare u është bërë e mundur që në Kuvendin e Serbisë të mund të flasin në gjuhën e vet, Kushtet për këtë i ka krijuar Parlamenti, vazhdon njoftimi.

Bëhet fjalë për pjesëtarët e pakicave, pjesëmarrja e të cilëve në numrin e përgjithshëm të banorëve arrin së paku dy për qind, ndërsa shansi që të flasin në gjuhën e pakicës që i përkasin është krijuar pas ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin mbi përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe të shkrimit, që sot e ka miratuar Kuvendi i Serbisë.

Shqiptarët, sipas të dhënave statistikore, nuk do të mund të shfrytëzojnë këtë drejtë. Sipas regjistrimit të fundit ( më 2002) ne Serbi kishte 61.647, diku 0,1 për qind, kurse regjistrimin e fundit (më 2011) shqiptarët e bojkotuan.