Rusia i ndalon flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Shbërimet ruse të sigurisë janë të bindur se ka tifozë shqiptarë të cilët mund të jeën prezentë në ndeshjen midis Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad

Shbërimet ruse të sigurisë janë të bindur se ka tifozë shqiptarë të cilët mund të jeën prezentë në ndeshjen midis Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad Arena.

Numri i madh i shqiptarëve që luajn te Zvicra ka shkaktuar frikë të madhe se në stadium mund të jenë flamuj të Kosovës dhe të Shqiëprisë.

E për këtë, gazeta serbe Novosti raporton se Rusia ia ka bërë me dije Zvicrës që të mos lejojë prezencën e ndonjë flamuri që ndërlidhet me shqiptarët, transmeton lajmi.net.

“Ata dërguan paralajmërim te Federata e Zvicrës që të parandalojnë futjen e flamujve që kanë të bëjnë me Shqipërinë e Madhe apo Kosovën”, shkruan gazeta serbe.

Ndeshja Zvicër-Serbi zhvillohet të premten në kuadër të Kampionatit Botëror.