EU PRO prezanton konkursin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme...

EU PRO prezanton konkursin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për ndërmarrësit, ndërmarrjet mikro dhe të vogla në Bujanoc.

EU PRO prezanton konkursin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për ndërmarrësit, ndërmarrjet mikro dhe të vogla në Bujanoc

Programi zhvillimor EU PRO organizon info sesion lidhur me konkursin e hapur për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme, për ndërmarrësit dhe ndërmarrjet mikro dhe të vogla, të premten, më 22 qershor, 2018, me fillim në orën 11.00, në Departamentin e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc, (rr. Karagjorgje Petroviq pn.) Për konkursin në fjalë, Unioni Evropian (UE) ka ndarë 4,5 milion euro, për të kontribuar në rritjen e konkurrencës së ekonomisë lokale në Rajonin e Shumadisë, dhe Serbisë perëndimore, si dhe në Rajonin e Serbisë jugore dhe lindore.

Qëllimi i këtij sesioni informativ është që nërmarrësit dhe ndërmarrëset e interesuara të njihen me programin e mbështetjes dhe me hapat e domosdoshme- nga dërgimi i aplikacionit, pjesëmarrja në konkurs dhe kriteret për përzgjedhjen e projekteve deri te marrja e mjeteve të pakthyeshme për avancimin e biznesit.

Konkursi është i hapur deri më 6 korrik, 2018, kurse të drejtë për pjesëmarrje kanë ndërmarrësit dhe ndërmarrëset, ndërmarrjet mikro dhe të vogla të regjistruara në 99 qytete dhe komuna1 të përfshira në programin EUPRO, të cilat në mënyrë primare merren me prodhimtari ose ofrojnë shërbime në fushën e IT-së, kurse janë regjistruar në periudhën prej 1 janar, 2013 dhe 31 dhjetor, 2017.

Më shumë informacione rreth konkursit, kritereve për përzgjedhjen e shfrytëzuesve, mënyrën e konkurimit si dhe dokumentacioni për të marrë pjesë në konkurs gjenden në faqen e internetit të programit EU PRO: Javni poziv za podnošenje predloga projekata za nabavku opreme i uvođenje usluga za preduzetnike, mikro i mala preduzeća .

Aktivitetet e programit EU PRO, i cili i kontribuon zhvillimit të barabartë socio-ekonomik në Serbi, i mbështet Unioni Evropian me gjthsej 25 milion euro. Programi ka për qëllim që të kontribuojë në rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, në rritjen e ambientit të biznesit dhe avancimin e kohezionit social në 99 njësi të vetqeverisjes lokale, në dy rajone: Rajonin e Shumadisë dhe Serbisë perëndimore dhe Rajonin e Serbisë jugore dhe lindore. Aktivitetet në terren i zbaton Zyra e Kombeve të bashkuara për shërbime të projekteve (UNOPS).

PËRMBAJTJA E SESIONEVE INFORMATIVE PËR KONKURSIN PËR PARAQITJEN E PROPOZIM PROJEKTEVE PËR PROKURIMIN E PAJISJES DHE APLIKIMIN E SHËRBIMEVE PËR NDËRMARRËS, NDËRMARRJE MIKRO DHE TË VOGLA