“E gjithë historia ka filluar me datë 28 mars të këtij viti, kur puntori Ilir Sadriu gjatë orarit të punës aty rreth orës 11:00 të ditës, kishte shkuar në zyrët e uzurpuara të PDSH-së për të dhënë intervistë për media lidhur me seancën e Kuvendit Komunal që disa ditë më parë ishte mbajtur, e që pikërisht ishte vendosur për komisionin e kuvendit komunal për zyrët e uzurpuara të PVD-së, PDSH-së dhe SPS-së., fatëkeqësisht kjo deklaratë per media nuk pati jehonë sepse atë ditë ndodhën fluturimet e avionëve ushtarak mbi Preshevë. Të nesërmen udhëheqësi i shërbimit të inspekcionit komunal të komunës së Preshevës kishte lajmëruar kryeshefin e administratës komunale për veprimtarinë që kishte bërë Ilir Sadriu një ditë para. Kryeshefi i administratës e pati urdhëruar udhëheqësin e shërbimit të inspekcionit komunal që deklaratën e tij ta bëjë me shkrim të cilën i njëjti me datë 13.04.2018 ka njoftuar kryeshefin e administratës komunale si hierarkia më e lartë e puntorëve të administratës për aktivitetin politik që kishte bërë puntori i administratës komunale gjatë orarit të punës. Si komision disiplinor nuk e kemi mohuar se Ilir Sadriu është nën kryetar i PDSH-së mirëpo i njëjti është proceduar si punëtor i administratës sepse i tillë është nga ora 07:00 – 15:00. Pas njoftimit të udhëheqësit të shërbimit të inspeksionit kryeshefi i administratës komunale ka sjellë vendim mbi inicimin e procedurës disiplinore për shkelje të rëndë të detyrave që burojnë nga mardhënia e punës përkatësisht për shkelje të parimeve të paanshmërisë ose neutralitetit politik si dhe shprehjeve të bindjeve politike në punë.” është shprehur z.Islami, njofton rtvaldi.com
Ky vendim sipas kryetarit të komisionit disiplinor nuk është tendencë hakmarrëse politike.
“Aspak vendimi nuk është tendencë hakmarrëse politike e kryetarit Shqiprim Arifi, sepse i njëjti nuk merret me puntorët e administratës pastaj është kryeshefi i administratës përgjegjës për rrespektimin e të drejtave dhe detyrave për puntorët e administratës por gjithashtu ndaj meje në cilësin e shefit të kabinetit është marrë masë disiplinore për shkelje të detyrave nga mardhënia e punës është paradoksale që të pretendojnë rrespektimin e ligjit në ndërkohë të “viktimizohemi” duke kërkuar që për akterët politik të cilët kryhen funksione në shërbim të qytetarëve si puntorë të kësaj administrate të kërkojnë mos zbatim të ligjit për ta. Pa pas nevojë të viktimizohemi dhe politikisht të elektrizohemi është shkalla e dytë përkatësisht gjykata kompetente e cila do te vendos se cila palë ka të drejtë“, njofton rtvaldi.com