Tërmeti lëkund Italinë qendrore

Një tërmet me magnitudë 4.2 goditi Italinë qendrore, pranë qytetit të Amatriçes...

Një tërmet me magnitudë 4.2 goditi Italinë qendrore, pranë qytetit të Amatriçes. Termeti ra rreth orës 00:34 të së hënës, raportoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës në Itali.

“Nuk ka raporte për dëmtime të mëdha deri tani”, shkruan Ansa. Tërmeti është ndjerë në Abruzzo, Lazio dhe Marche dhe u pasua nga 15 pasgoditje.