PDSH -''Korrupsionet dhe keqpërdorimet e pushtetit aktual, ndërrim i kulmeve dhe dritareve për shpërlarje parash''

PDSH-''Korrupsionet dhe keqpërdorimet e pushtetit aktual, ndërrim i kulmeve dhe dritareve për shpërlarje parash''

Partia Demokratike Shqiptare sot ka mbajtur konferencën e radhës në selinë e kësaj partie, me nënkryetarin z.Ilir Sadriu.

Në vazhdim nëpërmjet një prezentimi u paraqitën edhe faktet për korrupsionin dhe keqpërdorimet nga pushteti aktual e ku numërohen projektet për investime në shkollat e komunës së Preshevës si:

Shkolla Fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” projekt që kap vlerën 121.774.637,99 apo 1.040.000 euro

Shkolla e mesme “Gjimnazi Skëndërbeu” me vlerë 59.206.231,60  apo 506.000 euro dhe

Shkolla Fillore “Vuk Karagjiq" me vlerë 59.902.349,56 apo 512.000 Euro

Nëpërmjet fotove të paraqitura nga z.Ilir Sadriu dhe nëpërmjet fakteve të paraqitura u tregua që kulmet dhe dritaret tashmë kanë qenë të ndryshuara. Në kohën e qeverisjes se Partisë Demokratike Shqiptare janë ndryshuar, dritaret në sh.f. “Ibrahim Kelmendi” ku punëkryes ka qenë kompania “Xeni Plast” nga Rainca, ndërsa në “Gjimnazin Skenderbeu” projekti i ndërrimit të dritareve është bërë poashtu në vitin 2012 ku ky projekt është financuar nga mjetet e Ministrisë së pushtetit lokal dhe Trupit Koordinues. Në shkollën fillore “Vuk Karagjiq” projekti i ndërrimit të dritareve është zhvilluar në dhjetor të vitit 2016, ku kryetar I komunës ka qenë Shqiprim Arifi ndërsa është financuar me mjetet e buxhetit të komunës së Preshevës, ndërsa punimet i ka zhvilluar një ndërmarrje nga komuna e Crna Travës. Si përfundim qëllimi I këtyre projekteve ka qenë vetëm për shpërlarje parash, rtvaldi.com 

Në vazhdim të konferencës u paraqitën dhe punësimet e bëra nga Alternativa Për Ndryshim, punësime këto jo korrekte pa të drejtë dhe pa shpallje të konkursit, si dhe shpërblime për aktivistë të kësaj partie. Në punësimet e bëra përmenden këshilltar të kësaj partie, kandidat për këshilltar dhe aktivistë:

1. Këshilltari Fatlum Kadriu kryetar i nëndegës së APN-së Rahovicë i punësuar pa konkurs në Bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi”.

2. Këshilltarja Arzana Bajrami-pedagoge e punësuar në kabinetin e kryetarit të komunës.

3. Këshilltari Skender Selimi i punësuar në “Qendrën për punë sociale”

4. Këshilltarja Almina Iljazi e punësuar në mandatin paraprak në Odën ekonomike të Serbisë.

5. Fisnik Islami shef kabineti

6. Valtina Nuhiu e punësuar në Kabinetin e kryetarit

7. Selami Musliu I punësuar në Shërbimin e urbanizmit

Në vazhdim theksohen pagesa enorme nga llogaria e komunës në llogari të supozitorit të APN-së

Lavdrim Nuhiu, pronar i restoranit “Vila 1936” (pagesa për dreka e darka të aktivistëve si dhe iftaret politike ).

Pagesa enorme nga buxheti i komunës në llogari të kandidatit për këshilltar nga radhët e APN-së Driton Mahmudi i cili udhëheq ndërmarrjen për shërbime të fotografimit “Print House” 2016.

Pagesa nga llogaria e komunës në llogari të aktivistit të APN-së Qani Qerimi I cili më 27.11.2017 ka hapur ndërmarrje punuese për prodhime mobilerie “WOODMANIA”.

Në fund nënkryetari I Partisë Demokratike Shqiptare z.Ilir Sadriu u deklarua që do të kërkohet llogari dhe dëshmi si nga pushteti lokal, do të njoftohet donatori i programit të progresit të delegacionit evropian lidhur me këto projekte dhe keqmenaxhim të parasë publike si dhe do të nisim procedura në organet përkatëse, rtvaldi.com 

Më poshtë mund të klikoni për të parë materialin e prezentuar nga nënkryetari i PDSH-së:

KONFERENCË.pdf