Jevtiq: Nuk duam që AKS të bazohet në ligjet aktuale të Kosovës

Vendosja afatgjate e paqes është interes i serbëve të Kosovës, thotë funksionari i Listës Serbe e njëkohësisht zëvendëskryeministër

Vendosja afatgjate e paqes është interes i serbëve të Kosovës, thotë funksionari i Listës Serbe e njëkohësisht zëvendëskryeministër e ministër për Komunitete e Kthim në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtiq, transmeton Koha.net.

Duke folur për Asociacionin e Komunave serbe, ai thotë se serbët nuk duan që ai të bazohet në ligjet aktuale të Kosovës.

"Ekip drejtues për AKS-në takohet me të gjithë ata që kanë kompetenca rreth çështje së Asociacionit. Ky proces teknik nuk do të jetë i ngadalshëm. Pres që në bisedimet e ardhshme të Brukselit temë të jetë korniza juridike e AKS-së. Korniza është e rëndësishme, pasi ne nuk duam diçka që është në ligjet e tashme të Kosovës. po të kishim dashur,askush nuk kishte për të shkuar në Bruksel që të flasë për të. Ne duam diçka të re, diçka tjetër më shumë, duam të kemi mundësinë që në kuptimin jetësor të serbët të organizohen më mirë”, ka thënë Jevtiq

Lidhur me hartimin e statuti të AKS-së, ai ka thënë se ai po ecën rrjedhës së mirë.

Jevti nga takimet e ardhshme pret konkretizimin e marrëveshjeve të Brukselit e më së shumti atë që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

"Fakti se jemi shumë vite më parë kemi pasur shumë probleme, vendosja e paqes është interes i serbëve jo vetëm këtu por kudo që serbët jetojnë në Kosovë", citon rts të ketë thënë Jevtiq.

Medie nga Beogradi thonë se afati kur në Bruksel do të prezantohet projekti statuti i Asociacionit të Komunave Serbe është 4 gushti.