Në konferencën ndërqeveritare për Antarësim në Bashkim Evropian të mbajtur të hënën në Luksemburg, Mali i Zi hapi kapitullin për Bashkimi Ekonomik dhe Monetar.
Një nga çështjet që i adresohen këtij kaptitulli negociues është çështja nëse Mali i Zi do ta mbajë euron si monedhë zyrtare.
Kapitulli mbi Bashkimin Ekonomik dhe Monetar i referohet anëtarëve të Bashkimit Evropian që e kanë pranuar euron si monedhë të përbashkët, të cilat formojnë Bashkimin Monetar Evropian, përcjell lajmi.net.
Bashkimi Monetar përfaqëson nivelin më të lartë të integrimit monetar bazuar në harmonizimin e politikave monetare të Shetetve Anëtare, futjen e një monedhe të vetme, rezervat e përbashkëta monetare, një bankë të përbashkët qendrore dhe një politikë të vetme monetare.
Mali i Zi edhe pse nuk është anëtare e BE-së, që nga viti 2002 ka shpallur euron si monedhë zyrtare.
Përpos Malit të Zi edhe Kosova përdorë euron si monedhë zytare edhe pse nuk janë anëtare të BE-së, por me “bekimin” e këtyre vendeve.