Bashkësi Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në mbledhjen e mbajtur më datë 23.06.2018, në bashkëpunim me donatorët e saj, organizatat turke, përkrahur edhe nga vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendlindjes si dhe e mbështetur edhe nga bizneset lokale që veprojnë në Luginën e Preshevës dhe më gjërë shpall:
KONKURS
Për ndarjen e bursave për fëmijët jetimë.
1. Kushtet e përgjithshme për ndarjen e bursave:
Bursat ndahen për fëmijët jetimë që nuk e kanë babain gjallë.
2. Qëllimi i projektit të bursave:
Qëllimi i projektit për ndarjen e bursave është ofrimi i mbështetjes financiare për familjet që rritin fëmijë jetimë, e që mjerisht nuk e kanë pranë tyre kryefamiljarin – babain, i cili do ishte përgjegjës për sigurimin e kushteve elementare për jetë normale.
3. Të drejtë konkurimi:
Fëmijët jetimë pa baba, nga mosha e lindjes e deri në moshën 11 vjeçare.
4. Kohëzgjatja e bursave:
Derisa fëmiu jetim të përfundoj shkollimin fillorë.
5. Lartësia e bursave:
28 euro për çdo muaj, të konvertuara në dinarë, ose 336 euro në vit.
6. Pagesa e mjeteve të bursës:
Bëhet në 4 këste gjatë çdo viti (dmth. 1 këst përfshin pagesën e tre muajve paraprak)
7. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
a). Çertifikata e lindjes së fëmiut. b). Çertifikata e vdekjes së babait të fëmijës. c). Vërtetimin mbi hapjen e llogarisë bankare në dinarë. d). Vërtetimin nga shkolla, nëse fëmiu është mbi 7 vjet. e). Lutjen drejtuar BIPBM-së për përfitimin e bursës. f). 1 fotografi e plotë e fëmijës.
8. Afati i aplikimit:
Afati për aplikim fillon më 25.06.2018 dhe mbaron më 05 korrik 2018. Aplikimi pas përfundimit të afatit të lartëshënuar, si dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të shqyrtohet.
Pranimi I dokumentacionit bëhet çdo ditë pune, prej orës 10:00 e deri ora 15:00, në zyren e KBIsë në Bujanoc, rruga e Kosovës, përballë IDEA Marketit. Për më shumë informata, ju lutemi na kontaktoni në nr. Tel. 063/8556261
Sugjerim: Palët pas aplikimit duhet të kenë mirëkuptim, derisa donatorët të marrin përgjegjësitë e veta mbi pagesën.
Njofton Shërbimi Informativ pranë BIPBM-së