STOP: Ish-shefit të NATO-s, Javier Solanës, i ndalohet hyrja në SHBA

Javier Solana ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në 1999 dhe udhëhoqi bombardimet e Jugosllavisë në vitin 1999.

Ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, i cili luajti një rol qendror në negociatat mbi programin bërthamor të Iranit kur ishte Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, i është mohuar autorizimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas New York Times, kjo ndodhi për shkak të një vizite në Iran në vitin 2013, njofton Klan Kosova.

Javier Solanës, i cili është dashur të mbajë një fjalim në Institutin Brookings në Washington, i është mohuar hyrja nga ana e sistemit elektronik amerikan të vizave ”për shkak të vizitës në një vend armiqësor”.

Solana vizitoi Iranin në vitin 2013, kur shkoi për t’u takuar me presidentin Hassan Rohany.

Javier Solana ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në 1999, dhe udhëhoqi bombardimet e Jugosllavisë në vitin 1999.

Pas bombardimeve të NATO-s dhe në fund të mandatit, Solana u bë Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Europian Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Europian, dhe pastaj mori dhe funksionin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri,