Mihajloviq: Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu Beograd-Prishtinë

Është e rëndësishme që bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojnë dhe të intensifikohen

Është e rëndësishme që bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojnë dhe të intensifikohen, tha zëvendëskryeministrja njëherit ministrja e  Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës së Seerbisë, Zorana Mihaloviq.

Ajo ka shtuar se është edhe më e rëndësishme që të dyja palët të bien dakord që çdo çështje do të zgjidhet në mënyrë paqësore.

“Unë shpresoj se Prishtina do ta respektojë këtë,” i tha Mihajlloviq gazetarëve duke komentuar  vazhdimin e dialogut midis Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq gjatë së dielës në Bruksel.