Qendra për punë sociale ''zgjidhje'' për familjet me kushte jo të mira ekonomike (VIDEO)

Qendra për punë sociale ka për qëllim mirëmbajtjen e familjeve të cilat nuk kanë të ardhura mujore, në mungesë të një pune të përhershme...

Qendra për punë sociale ka për qëllim përkujdesin e familjeve të cilat nuk kanë të ardhura mujore, në mungesë të një pune të rregulltë ata aplikojnë në Qendrën për punë sociale në mënyrë që sado pak të ju lehtësohet sigurimi i të ardhurave mujore në familje.

Mbi 800 persona janë përfitues të qendrës, duke ditur se disa nga ata kanë edhe ndërprerje për tre muaj gjatë vitit kjo për shkak të kushteve dhe rregullorës së Qendrës Për Punë Sociale, ekipi i televizionit Aldi vizitoi këtë qendër me ç'rast edhe intervistuam drejtorin z.Liridon Latifin për të njohur më shumë rrethë këtyre ndryshimeve.

Kemi dy kategori të familjeve të cilat janë përfitues të kësaj qendre, ata të cilët janë përfitues për 12 muaj dhe prej atyre që janë përfitues për 9 muaj, ky dallim në këto familje vjen nga personat që posedon familja në fjalë, nëse familjarët janë me numër më të madhë të paraqitur në Entin për punësim atëher tek këto familje kemi ndërprerje, po nëse ndodhë e kundërta dhe numri më i madhë i familjarëve janë qoftë të moshës mbi 60 vjeç qofshin persona të cilët nuk e kanë përfunduar ende shkollën janë përfitues të kësaj ndihme për 12 muaj.

Qendra për punë sociale familjeve të cilët kanë ndërprerje gjatë vitit i ofron edhe ndihma momentale ndihma këto të cilat i ofrojnë për dy muaj ndërsa një muaj tjetër këta persona i drejtonë për tek Fondi Humanitar në mënyrë që këtë situatë t'a tejkalojnë sa më lehtë kështu u shpreh z.Latifi në intervistën që zhvilluam.

Muajin maj dhe muajin qershor Qendra për punë sociale ka revizionin vjetor të tyre ku me përfundimin e këtij revizioni Qendra për punë sociale do të ketë edhe statistikat e sakta rrethë përfituesve të tyre.