Avni Hafuzi nga Presheva dekorohet nga Presidenti Shqipërisë z.Ilir Meta (VIDEO)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta ditë më parë vizitoi Hungarinë dhe u takua me homologun e ti Janos Ader.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta ditë më parë vizitoi Hungarinë dhe u takua me homologun e ti Janos Ader.

Gjatë takimit të tij në Budapest të Hungarisë takoi edhe z.Anvi Hafuzin nga Presheva i cili është Konsull nderi në Hungari. Presidenti i Shqipërisë z.Meta e dekoroi z.Hafuzin me dekoratën ''Kalorës i Urdhërit të Flamurit''

Pas dhënies së kësaj dekorate nga presidenti Meta dhën z Avni Hafuzit, z. Hafuzi i'u drejtua të pranishmëve me një fjalë ku tha se ky është një nder i madhë edhe për Preshevën, vendlindjen time, nga e cila nuk më ndahet zemra e mendja për asnjë çast. Dua të theksoj se Presheva ka qenë e mbetet në vëmendjen e veçantë të zotit Ilir Meta, që është dhe personaliteti i parë i lartë politik i Shqipërisë që e ka vizituar atë në marstë vitit 2010.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i'u drejtua edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta i cili foli fjalë të mëdha për z.Avni Hafuzi i cili tha se ka punuar pa lodhje dhe me përkushtim, ka promovuar traditën dhe kulturën shqiptare nëpërmjet bamirësisë në Hungari. Z. Hafuzi është nderuar nga shtete të ndryshme dhe qytete për aktivitetet e tij dhe unë jam shumë i lumtur që t’ia dhuroj dekoratën “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”

Kjo ngjarje ishte me rastin e vitit të Skenderbeut