Reagim i Partisë Demokratike Shqiptare (Foto)

Partia Demokratike Shqiptare shpreh indinjatë të thellë dhe ragon ashpër ndaj të pavërtetave që po lanson në paraqitjet e tij skandaloze...

Partia Demokratike Shqiptare shpreh indinjatë të thellë dhe ragon ashpër ndaj të pavërtetave që po lanson në paraqitjet e tij skandaloze kryetari injorant i Komunës së Preshevës ndaj liderit të Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me raportin që ka pasur z. Ragmi Mustafa me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të akredituar në Beograd si dhe shtetin amerikan.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa përderisa ka qenë edhe kryetar i Komunës së Preshevës asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siq po shpifë kryetari mashtrues Shqiprim Arifi.

Përmes këtij reagimi, me fakte do të demaskojmë këtë shpifje të radhës dhe këtë tendencë të mashtrimit dhe manipulimit që është duke bërë me masën qytetare kryetari i Alternativës për mashtrime Shqiprim Arifi.

Përmes fotografive do të paraqesim qasjen dhe raportin e kryetarit të PDSH-së z. Ragmi Mustafa që ka pasur me ambasadën amerikane në Beograd, pritjen e ambasadorëve të SHBA-ve në Komunën e Preshevës si dhe vizitat që ka pasur në Departamentin e shtetit në Washington, kongresin amerikan si dhe institucione tjera të rëndësishme të shtetit amerikan, para të cilëve ka paraqitur çështjen e pazgjidhur të statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Partia Demokratike Shqiptare lidhur me këto shpifje publike që po lanson ky mashtrues, me shkrim do të njoftoj edhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akredituar në Beograd për implikimin dhe shpifjen që është duke ia bërë këtij institucioni me qëllim të përfitimit të poenave të ulët politik në mënyrë primitive.

Në Preshevë,

25 qershor 2018

Shërbimi për informim i PDSH-së