Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë BIPBM, institucion i lartë fetar i licencuar në shkallë rajoni, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka zhvilluar një varg aktivitetesh me karakter edukativ, moralizues dhe humanitar.
Këto aktivitete BIPBM, i ka realizuar me ndihmën e organizatave të ndryshme vendore dhe rajonale, duke mos përjashtuar edhe individët, pikërisht mërgimtarët tanë në diasporë. Kështu që, dita e parë e Muajit të bekuar të Ramazanit, u shënua me dy aktivitet, falë veprimtarit Bekim Sulejmani nga Tërnoci, i cili punon e vepron në Zvicër. Ai, mbi baza vullnetare financoi këto veprimtari, me një vlerë të konsiderueshme prej 1 mijë frangave zvicerane.
BIPBM, falënderon këtë bashkatdhetar për një vepër kaq humane, i cili me ndihmën e ofruar i gëzoj nxënësit jetima në veçanti. Në vazhdim jepen disa foto nga aktiviteti i parë në kuadër të projektit Ramazani 2018, gjatë 18 majit, të realizuar nga Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.
Kliko KËTU në këtë link për ta parë të gjithë aktivitetin e realizuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit nga BIPMB-ja.