Takimi në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ka rezultuar nga të dyja anët me përfundimin se kompromisi është i nevojshëm
E Ministri i Jashtëm, serb Ivica Daçiq ka deklaruar sot se në këtë kompromis nuk bën pjesë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Pas përfundimit të takimit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se zgjidhja me kompromis i raporteve mes dy vendeve është i nevojshëm, por nuk ka cekur asgjë konkrete, përcjell lajmi.net.
“Një zgjidhje kompromisi është i rëndësishme për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq gjithashtu ka shtuar se kjo zgjidhje duhet e jetë e favorshme për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës.
“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje racionale apo një mes që korrespondon me qytetarët e Serbisë, por edhe në anën tjetër”, ka thënë Vuçiq
Por. ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka përsëritur se Serbia nuk do të pranoj asnjë ultimatum.
“Nëse doni kompromis, ne jemi gati. Nëse insistoni që Serbia të pranojë pavarësinë e shpallur të Kosovës, atëherë nuk duhet të humbim kohë me këtë”, ka thënë Daçiq.
Presidenti serb ka theksuar se përfshirja e fuqive të mëdha është e nevojshme në mënyrë që të arrihet kompromis.
Në deklaratat para pas takimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi mes Beogradit dhe Prishtinës ka Daçiq ka shtuar se ai e mirëpret kontributin dhe mbështetjen e dialogut nga ana e SHBA-ve.
Bashkimi Evropian ka theksuar se ishte dhe mbetet ndërmjetësimi i vetëm në dialog por gjithashtu do të respektojë gjithçka që të dya palët bien në dakord.