/ Rtv Aldi / sponzor medial i Klubit Futbollistik / Lugina /

Tashmë Klubit Futbollistik Lugina në fanelat e tyre do t’a bartë sponzorin e vetëm medial Rtv Aldi.

Në përvjetorin e 11-të “Rtv Aldi” dhe në përvjetorin e 3-të  K.F. “Lugina” në mes drejtorit të televizionit Aldi Isuf Memeti dhe drejtorit të klubit futbollistik Lugina Nagip Jakupi,  sot nënshkruajtë një kontratë bashkëpunimi mes tyre.

Tashmë Klubit Futbollistik Lugina në fanelat e tyre do t’a bartë sponzorin e vetëm medial Rtv Aldi.

Televizioni  Aldi nga sot është zyrtarisht sponzor medial dhe do të jetë në mbështetjen dhe mbulimin e të gjitha aktivitetve të klubit futbollistik Lugina dhe transmetimin e çdo ndeshje të luajtur si vendas.

Drejtori i klubit futbollistik Lugina për televizionin tonë tha se kjo është hera e parë që klubi jonë të ketë sponzor medial dhepër ne kjo është një arritje e madhe dhe me këtë marrëveshje sportdashësit e futbollit, kanë mundësi ti ndjekin ndeshjet përmes televizionit  Aldi.

Ndërsa drejtori i televizionit  Aldi z.Isuf Memeti tha ne si medium  jemi të gatshëm në të gjitha pikat ta mbështesim klubin dhe do ketë hapsira edhe për emisione duke i mundësuar shikuesve të televizionit  Aldi që të informohen më shumë rreth ecurisë së K.F.Luginës.

Klubit Futbollistik “Lugina” me punën dhe angazhimin e saj po dëshmon se është klubi I vetëm në Preshevë,  tashmë me sponzorin e saj medial sukseset do të jenë edhe më të shumta.