Partia Demokratike Shqiptare mbanë /Tubimin Promovues në Norçë/

PDSH tubimin e rradhës a mbajti në fshatin Norçë...

Jemi bashkë në këto zgjedhje sepse kemi një arsye të përbashkët. Bëmë një unifikim në momentin e duhur sepse janë instaluar forca në Preshevë që dëshmojnë diçka tjetër, tha kështu në tubimin parazgjedhorë, kandidati për këshilltarë nga bashkësia lokale Norçë z. Naser Nuredini. 

Ata që dëshirojnë të shkatërrojnë traditën dhe amanetin e të parëve tanë ne nuk do ti lejojmë sepse nuk do të shkelim në gjakun e atyre që dhanë jetën për këtë. Gjatë qeverisjes lokale në periudhën një vit e gjysëm nuk pamë si qytetarë asgjë konkrete që u realizua përveç ëndërrave boshe. 

Preshevarët çdo herë do të mbështeten në forcat progresive jo në forcat e diktuara nga Beogradi. Naser Nuredini ka premtuar se bizneset e vegjëla dhe prodhuesit vendës do të kenë priotet në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë. Në fjalën përshëndetëse kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa elektorit i drejtohet me besimin se ata duhet të luajnë rolin e liderit duke bindur shoqërinë tonë se më datë 24 dhjetorë duhet ta luftojnë të keqen.

 Poashtu fton qytetarët që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe në mënyrë demokratike. Edhe gjatë qëndrimit në fshatin Norçë kryetari Mustafa ka vizituar fermerë vendës ku i inkurajoi për punë të cilën janë duke bërë, në të njejtën i siguroi se Komuna e Preshevës do të mbështes fuqishëm aktivitetet e tyre.

#Voto2 #përPreshevën

Ky është postimi në faqen zyrtare të PDSH-së