Regjisori nacionalist serb: Frikësohem që Vuçiqi po lëshon shumë pe për Kosovën

Regjisori kontrovers serb Emir Kusturica mendon se Serbia me dekada po ndëshkohet për shkak të afërsisë me Rusinë

Regjisori kontrovers serb Emir Kusturica mendon se Serbia me dekada po ndëshkohet për shkak të afërsisë me Rusinë dhe se reprezentacioni serb në futboll në ndeshjen me Zvicrën është dëmtuar në mënyrë brutale.

Kusturica, i cili është i njohur për qëndrimet ekstreme nacionaliste dhe për afërsinë që kishte me diktatorin serb Sllobodan Millosheviq, në një intervistë për B92 të Beogradit gjithashtu ka thënë se profiterë më të mëdhenj të Ballkanit janë shqiptarët.

“Serbia duhet patjetër të luftojë për një pjesë të pasurisë dhe territorit të Kosovës. Kosova është një nga grabitjet më të mëdha të shekullit 20. Nuk e di se a mund të zgjidhet ashtu siç e kemi menduar, por kam frikë se lëshimi i tepruar pe mund të vë në pikëpyetje edhe popullin edhe qeverinë e tij, sepse çdo lëshim shpie nga ajo që perëndimi atë që e kryen punën e zëvendëson me ndonjë tjetër. Shpresoj se udhëheqësia s’do të jetë e marrë që të lejojë të shfrytëzohet për një përdorim”, ka thënë regjisori me prejardhje nga Bosnja, i cili emrin mysliman Emir shpesh e zëvendëson me atë serb Nemanja.

Kusturica thotë se haptazi e përkrah presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe cek se “gjithmonë ka mjaft trafikantë që mendojnë se ai që është në pushtet të gjitha i bën keq”.