Provimi për Ndihmën e Parë tani mund të kryhet edhe në Preshevë (Video)

Lajm i mirë për të rinjtë të cilët dëshirojnë të pajisen me patentë shofer...

Për herë të parë në Preshevë mbahet trajnimi dhe provimi për Ndihmën  e Parë.

Pas shumë viteve malltretime duke bredhur në Vranjë dhe Leskoc për të shkuar kanditatët për të marrë Ndihmën e Parë nga ana praktike tani më në Preshevë jipet kjo mundësi tek lokalet e Kryqit të Kuq.

Ekipi i TV Aldi ishte sot tek lokalet e Kryqit të Kuq në Preshevë dhe pamë për së afërmi objektin i cili ishte i kompletuar dhe i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për për të mbajtur kandidatët anën praktike dhe teorike.

Sipas Ahmet Alimit, sekretar i Kryqit të Kuq në Preshevë për televizionin tonë tha se tani për herë të parë në Preshevë pas shumë viteve Presheva do të ketë ambientin, këtu në lokalet e Kryqit të Kuq, për ata kanditat për dhënien e provimit për Ndihmën  e Parë për patentë shofer, me ç'rast edhe kemi licens nga Ministria e Shëndetësisë.

z.Alimi po ashtu tha se edhe pas kësaj ne si Kryq i Kuq do të zgjerojmë veprimtarinë ku do të bashkëpunojmë edhe me shkollat dhe institucionet e tjera për mbatjen e Ndihmës së Parë këtu tek ne.

Njoftohen të gjithë të interesuarit  se tashmë në lokalet e Kryqit të Kuq në Preshevë, mbahet trajnimi dhe provimi i Ndihmës së Parë për patentë shofer.

Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen pra në objektin e Kryqit të Kuq, në mënyrë që të formohet grupi i kandidatëve i cili duhet të jetë prej 10 kandidatëve ose maksimumi 15 kandidat, që do të trajnohen dhe do t'i nënshtrohen provimit të Ndihmës së Parë për patentë shofer.

Ligjëratat do të mbahen në gjuhën shqipe edhe atë serbokroate.