Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur edhe për dënimim e shqiptuar nga FIFA për dy përfaqësuesit shqiptar të kombëtares së Zvicres, Granit Xhaken dhe Xherdan Shaqirin.
Haradinaj në lidhje me këtë ka thënë se i është gëzuar golave të tyre, ndërsa ka shtuar se nuk do të merret me komentet e tjera në lidhje me këtë rast.
Ndryshe, vlen të përmendet se përmes një iniciative, shqiptarët kanë filluar mbledhjen e fondeve për t’i paguar dënimin Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichteiner, dënim ky që mbërrin shumën prej 25 mijë frangave në total.