Leja e ndërtimit kusht paraprak për ndërtimin e objekteve (VIDEO)

Me ngritjen e temperaturave dhe me ardhjen e ditëve të nxehta kanë filluar edhe punimet e ndryshme në vendin tonë në ndërtimin e objekteve të banimit.

Ne pikërishtë kësaj teme i dhamë fokus më të veçantë dhe deshëm të njoftohemi për së afërmi rrethë ndërtimeve që po ndodhin në vend dhe sa këto ndërtime janë në përputhshmëri me ligjin dhe personat në fjalë sa i posedojnë dokumentacionet e nevojshme.

Ekrem Salihu Inxhinier i ndërtimtarisë në administratën komunale në Preshevë në prononcimin e dhënë për TV Aldi tha se kohëve të fundit fatmirëshisht njerëzit janë vetëdijësuar më shumë dhe paraprakisht përfundojnë procedurën rrethë pajiisjes me lejen e ndërtimit e më pas fillojnë punimet, sa i përket familjarëve tanë në diasporë këtë procedurë ata duhet t'a fillojnë më parë për të vepruar në kohën që ata dëshirojnë.

Sa i përketë punëve në terren të cilat janë në kompetencën e tij, z.Salihu tha se kohëve të fundit në këtë drejtim janë duke hasur vështirësi të ndryshme.

Procedurat rethë lejes së ndërtimit ky shërbim i kryen në afat prej 25 ditëve.