BE shtyn negociatat në 2019, reagon Rama: Është kartolinë përgëzimi

Pasi Shqipëria humbi edhe një vit tjetër për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka qëndruar në heshtj

Pasi Shqipëria humbi edhe një vit tjetër për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka qëndruar në heshtje.

Ndërsa në dokumentin e Këshillit Europian thuhej se Shqipëria inkurajohet të ndjekë reformat, të luftojë korrupsionin, të dialogojë me opozitën dhe i lihet hapur rruga e negociatave për në qershor 2019, Rama gjykon se këto janë përgëzime.

Ja postimi i plotë i tij:

‘Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur’.