Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka vizituar Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Tahiri ishte i shoqëruar nga kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, e kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizin.
Tahiri i pyetur nga Ekonomia Online, nëse kanë marrë njoftim zyrtar nga INTERPOL-i, se kryeministri Ramush Haradinaj është hequr nga lista e këtij institucioni, ai tha se është njoftuar nga Policia e Kosovës që kreu i ekzekutivit nuk është më pjesë e kësaj liste.
Haradinaj dhe 17 persona të tjerë janë hequr nga lista e INTERPOL-it. “Konsideroj se është kanal zyrtar sepse jam njoftuar nga Policia e Kosovës që tashmë zoti Haradinaj nuk është më pjesë e asaj liste”.