Serbët bëjnë film për “Gazivodën”

Janë duke u bërë xhirimet e filmit dokumentar artistik “Gazivoda” për siç thuhet “të konsoliduar në një vend të gjitha faktet...

Janë duke u bërë xhirimet e filmit dokumentar artistik “Gazivoda” për siç thuhet  “të konsoliduar në një vend të gjitha faktet më të rëndësishme historike, kulturore, dhe ekonomike rreth liqenit  më të madh në Kosovë ”

Filmi po realizohet në prodhimin e Radio Televizionit Puls dhe Artbitit të Beogradit.

Bëhet e ditur se në këtë projekt kërkimor, do të përfshihen zhytësit më të famshëm të botës në mbështetje të kolegëve të tyre nga Serbia.

Në dokumentar do të shfaqen vendet arkeologjike dhe thesaret kulturore të fshehura në thellësitë e liqenit të cilat nuk janë eksploruar deri më tani.

Raportohet se ekipet e filmit dhe ato shkencore formuan një ekspeditë që sjell një pjesë të pashkelur të trashëgimisë kulturore.

Sipas RTV Plus, përcjellë Kossev, qëllimi i ekipit të autorit me regjisor Dushan Jovoviq në krye, është që ky dokumentar të ketë edhe turne ndërkombëtar për publikun botëror inë mënyrë që siç thuhet të publiku botërot të informohet për burimet unike natyrore, kulturore dhe ekonomike në veri