Njohja e mundshme e Uashingtonit për Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit mund të nxisë ftohjen e marrëdhënieve diplomatike të Turqisë me Izraelin, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan më 5 dhjetor.
“Kjo mund të shkojë deri në uljen e marrëdhënieve tona diplomatike me Izraelin. Ata nuk mund ta marrin një hap të tillë”, i tha Erdogan një takimi të grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e cila qeveris vendin, raporton “Hurriyet Daily News”.
Ai e cilësoi Jerusalemin si një “vijë të kuqe” për myslimanët dhe tha se Ankaraja do të marrë masa në rast të një lëvizjeje të mundshme të SHBA-së, duke përfshirë thirrjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll.
Një veprim i tillë nuk do të ishte vetëm shkelje e së drejtës ndërkombëtare, por edhe “një goditje e madhe për ndërgjegjen e njerëzimit”, tha Erdogan.
“A ka përfunduar SHBA-ja gjithçka në lidhje me këtë?”, shtoi ai.