Kryetarja e degës së PVD-së, Ardita Sinani, priti ambasadorin Amerikan z.Kyle Scott

Ardita Sinani, sot në zyren qendrore të Partisë për Veprim Demokratik priti në takim Ambasadorin e Shba-së, z.Kyle Scott...

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, sot në zyren e Partisë për Veprim Demokratik priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  z.Kyle Scott.

Ata gjatë këtij takimi diskutuan për gjendjen aktuale në Preshevë. Po ashtu gjatë këtij takimi nuk u anashkalua edhe tema rreth zgjedhjeve lokale të parakohshme që do të mbahen më 24 dhjetor.

Kryetarja e PVD-se dega në Preshevë znj.Ardita Sinani e njoftoi ambasadorin rreth problemeve të shqiptarëve siç janë njohja e diplomave të RKS-së, nostrifikimi i diplomave të universiteteve nga Shqipëria dhe Maqedonia, sigurimi i teksteve mësiomore, integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore si dhe shumë problematika me të cilat shqiptarët po përballën në përditshmëri.

 Pas takimi Ambasadori e falenderoi znj.Sinani për pritjen e saj miqësore dhe duke thënë se ne kemi kontakte të vazhdueshme me PVD-në.Në këtë rast Ambasadori Scott uroi një proces të rregullt zgjedhor duke apeluar që të zhvillohet një fushatë e qetë e demokratike.

Pas përurimi të rezervuarit në Preshevë dhe pas takimit me znj Sinani kjo ishte vizita një ditore e Ambasadorit të Amerikës në komunë të Preshevës.