Komunën e Preshevës e vizituan delegacioni nga niveli qendror dhe nga ambasada e Amerikës e akredituar në Beograd.
Në komunë të Preshevës ishin të pranishëm ambasadori Amerikan z.Kyle Scott, Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale z.Branko Ruzhiq, Udhëheqësi i ekipit për zhvillim jetik z.Zharko Petroviq dhe Komisariati për Refugjatë dhe Migrim z.Vladimir Cuciq.
Takimi filloi në kabinetin e kryetarit në detyrë Shqiprim Arifi për të vazhduar më tej drejt vendit të ashtëquajtur "Kroi i keq" për të bërë inaugurimin e ujit të pijshëm në Preshevë.
Para hapjes zyrtare kishte një konferencë për media duke ju dhënë fjala kryetarit të organit të përkohshëm Shqiprim Arifi më pas ambasadorit Amerikan, për të vazhduar me Ministrin e pushtetit lokal, nuk mungoi edhe fjalimi i udhëheqësit për zhvillim jetik "UNDP" dhe Komisariatit për refugjatë dhe migrim.
Ndërsa ky projekt është financuar nga "USAID" Amerikan me vler prej 200.000 dollar dhe pjesa tjetër prej 160.000 dollar nga komuna e Preshevës.
Pas deklaratës për media të gjithë sëbashku e bënë prerjen e shiritit. Pas prerjes së shiritit vazhduan për të parë investimin e kryer në këtë rezervuar.