'CADD' mban debat me përfaqësuesit e institucioneve publike dhe me të rinj të Komunës së Preshevës

Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë mban debatin e rradhës me të rinjtë e Preshevës dhe përfaqësues të institucioneve publike...

Në kuadër të projektit "Pjesëmarrja Qytetare në Zgjedhjet lokale", Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë ka mbajtur debatin e radhës, ku të ftuar ishin përfaqësues të institucioneve publike, profesionistë të fushave të ndryshme dhe të rinj nga komuna e Preshevës.

Çështjet të cilat u diskutuan ishin të fushave të ndryshme si nga fusha e shëndetësisë, kulturës, informimit, probleme sociale, sfidat e të rinjëve dhe punësimit në këtë mënyrë të rinjtë patën mundësinë që të shtronin pyetje dhe të zhvillonin diskutime.

Z.Gani Rashiti përfaqësues i "Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë" u shpreh shumë i kënaqur pasi që mbarëvajtja e aktivitetit ka qenë shumë e mirë, pjesëmarrja e të rinjëve ka qenë në një masë të madhe si dhe janë zhvilluar debate me tematika shumë të rëndësishme.

Meqenëse të rinjëve tanë u mungon shumë informacion ne shpresojmë që këto aktivitete të jenë vetëm  disa hapa të rëndësishëm  drejt fuqizimit dhe rritjes së aktivizmit të të rinjëve në shoqërinë tonë.