Gjermani - Përplasen trenat, 50 të plagosur

Pesëdhjetë persona janë plagosur nga përplasja e dy trenave në perëndim të Dusseldorfit në Gjermani...

Pesëdhjetë persona janë plagosur nga përplasja e dy trenave në perëndim të Dusseldorfit në Gjermani.

Sipas mediave vendase, në aksidentin hekurudhor u përplasën një tren pasagjerësh me një tren mallrash.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie për të ndihmuar të plagosurit. Paraprakisht bëhet me dije se treni i pasagjerëve doli nga shinat.

Deri tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.