Fermerët kosovarë ndihmojnë fermerët e përmbytur në Shqipëri

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka dërguar të martën një kontigjent të ndihmave për fermerët e regjionit të përmbytur të Vlorës...

“Ky kontingjent përbëhej nga 30 tonelata ushqim të thatë, 18 tonelata koncentrat dhe 15 tonelata misër”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.

“Me rastin e përmbytjeve të fundit në Shqipëri, Bordi i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka mbajtur takim urgjent me qëllim të daljes në ndihmë fermerëve të Shqipërisë së jugut dhe për një afat të shkurtër kohor ka arritur ta dërgojnë kontigjentin e parë të ndihmës humanitare për regjionin e përmbytur të Vlorës”.

“Pas këtij kontigjenti Shoqata është duke mbledhur ndihma për një kontigjent të dytë që do të dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“E kemi për obligim që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këso situata të vështira dhe do ta bëjmë këtë sa herë që të ketë nevojë”, tha Besim Kuçi, kryetar në Shoqatën e Fermerëve Kosovarë të Qumështit.