Vdekja e Stan Dragotit, Ruçi: Ishte diamant i diasporës shqiptare në SHBA

Vdekja e Stan Dragotit, Ruçi: Ishte diamant i diasporës shqiptare në SHBA

U nda nga jeta në moshën 86 vjeçare artisti i njohur i Hollywood-it me origjinë shqiptare, Stan Dragoti.

Dragoti ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, Kaliforni.

Aktori i famshëm shqiptar, lindi në Nju Jork më 4 tetor 1932.  Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në SHBA. Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale.

Dragoti është i njohur veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi.

Një mesazh për ndarjen e tij nga jeta dha edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

“Humbën Stan Dragotin, artistin tonë të shquar të Hollywood. Ai ishte në Panteonin e kulturës shqiptare. Ishte diamant i diasporës shqiptare në SHBA,” shkruan Ruçi.