REAGIM: Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në seancën e mbajtur më 14.07.2018

REAGIM nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në seancën e mbajtur më 14.07.2018....

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës reagon ndaj gjuhës urrejtëse, diskriminuese dhe denigruese të cilën e përdorin përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhë një pjesë e mediave serbe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Si pasojë e kësaj fushate fyese, akuzuese e raciste janë përndjekur penalisht dhe padrejtësisht shumë të rinjë shqiptarë, ish pjesëtar të UCPMB-së, janë ftuar në biseda informative me qëllim të ngjalljes së frikës represioni dhe krijimit të pasigurisë së përgjithshme

Kuvendi konstaton nevojën e respektimit të plotë Marrëveshjes së Konçulit dhe Ligjit për Amnistinë e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së i miratuar nga Parlamenti i Republikës së Serbisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë më vitin 2001.

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kundërshton çdo nismë e cila për synim ka cenimin e identitetit, kulturës, historisë dhe traditës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe konsideron se kjo i kontribuon përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe proceseve integruese euroatlantike, aq më tepër largimi i lapidarëve të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Në Bujanoc 14.07.2018.