Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të kujtohet gjatë vepra e tij.
Postimi i plotë:
Do të kujtohet gjatë vepra e Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit në FSK. Një luftëtar trim dhe ushtar i zoti, humanist që e vuri vetën në rrezik shumë herë për të shpëtuar jetët e të tjerëve.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe ushtarëve të Komandant Krasniqit!
U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës.