Ja si e “vodhi” një medalje të kampionëve të botës një grua e panjohur

Momenti i çuditshëm pas finales...

Imazhet e ekipit kombëtar të Francës, kur ngre trofeun e Kupës së Botës, kanë bërë xhiron e mbarë globit, edhe pse momenti i festimit të “gjelave” nuk është i vetmi në buzët e të gjithëve.

Në rrjetet sociale qarkullon një video, ku një grua, në mes të protokollit të darjes së medaljeve të arta, merr një të tillë të Kampionatit Botëror dhe e fut në çantën e saj.

Ende nuk dihet se cili ishte qëllimi, apo identiteti i saj, por ajo ishte një nga njerëzit përgjegjës për t’ua dhënë mendaljet presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe Gianni Infantinos, president i FIFA-s, për të shpërblyer futbollistët e Francës.

Në televizion ishte e mundur të vëzhgohej se si gruaja e lartpërmendur po i thotë diçka në vesh presidentit rus dhe papritur e mban një medalje në njërën nga çantat e saj, në momentin që Didier Deschamps mori po paraqitej për t’u larguar.