Aleksandr Golovin është pranë transferimit në Chelsea.
“Goal” ka njoftuar se mesfushori i CSKA Moskës është në negociata për transferim te “Blues”, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Golovin pritet të jetë blerja e re e menaxherit Maurizio Sarri.
Por, ardhja e tij mund të përcillet me largimin e një mesfushori nga Stamford Bridge.