Bill Gates vë në shënjestër sëmundjen Alcajmer

Bashkëthemeluesi i Mikrosoftit dhe filantropi Bill Gates u bashkua me miliarderë të tjerë për të vënë në shënjestër sëmundjen e Alcajmerit...

Gates, së bashku me Leonard Lauder, familjen Dolby dhe Fondacionin Charles dhe Helen Schwab janë duke dhënë më shumë se 30 milionë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme për të inkurajuar zhvillimin e testeve të reja për zbulimin e hershëm të sëmundjes Alcajmer.

Nëntorin e kaluar, Gates investoi 50 milionë dollarë në Fondacionin për Zbulimin e Dementias, një fond kapitalesh që mbledh së bashku industrinë dhe qeverinë për të kërkuar trajtime për sëmundjen e humbjes së trurit.

Forma më e zakonshme e demencës, sëmundja Alcajmer, prek gati 50 milionë njerëz në mbarë botën. Alcajmer shkatërron kujtesën, funksionet motorike dhe aftësinë e një pacienti për të jetuar një jetë normale.

Ndërsa popullsia e SHBA-së plaket, sëmundja pritet të prekë më shumë se 13.8 milionë amerikanë deri në vitin 2050.

Fondet do të jenë në dispozicion të shkencëtarëve dhe klinikave që punojnë në mjediset akademike në mbarë botën, organizatat bamirëse dhe bioteknologji.