Ai që mohoi aktin më sublim- vullnetin qytetarë duhet ta heqim nga skena politike, sepse ai njeri doli edhe jashtë kontekstit vetëm për të ardhur në pushtet.
Sipas kryetarit të nëndegës 9, Bilall Maliqi qeverisja e Ragmi Mustafës gjatë viteve 2012-2016 ka realizuar një sërë projektesh në nëndegët 7,8 dhe 9 duke vendosur trafo të re të energjisë elektrike, asfaltime të rrugëve dhe rrugicave, rregullim të trotuareve, elektrifikim të rrugëve dhe projekte të tjera që janë jetike për vendin tonë. Proritet për qeverisjen e re do të jetë ndërrimi i shtyllave elektrike, uji i pijes dhe ndarja reale e subvencionve për bujqësi dedikuar banorëve të kësaj zone.
Kandidatja për këshilltare, Albina Azizi ka thënë gjatë fjalës së sajë se Presheva meriton më shumë se kaq. Në mandatin e ri qeverisës kujdes i veçantë do ti kushtohet Zonës Industriale me qëllim që të bashkojmë forcën dhe me ide e projekte të reja të jemi konkurues në tregun e punës.
Kandidatja për këshilltare nga nëndega numër tetë, Liridona Sulejmani kofirmoi se misioni dhe vizioni i PDSH-së është mision i ndershmërisë.
Ndërsa Agim Sabedini nga nëndega numër nëntë bëri elaborimin e dështimeve të pushteteve gjatë qeverisjes një vit e gjysëm. Pushtetin APN -PVD e quajti pushtet i inateve, pushtetin PVD- grup i ndarë ishte pushtet interesi që nuk zgjati as tre muaj ndërsa pushtetin e ri e quajti pushteti i zarfit që drejtojnë njerëzit e pashkolluar. Në qeverisjen e pushtetit do të kemi kujdes në realizimin e projektit të ndihmës së shpejtë. Sabedini ka kërkuar votën për PDSH-në për Preshevën shqiptare.
Ndërsa bartësi i listës, Ragmi Mustafa në tubimin e sontëm ka premtuar ngritje të ekonomive familjare duke ndihmuar dhe avancuar me theks të vecantë gratë që janë kryefamiljare e që drejtojnë biznese të vogla apo të mesme.
Ky është postimi në faqen zyrtare të PDSH-së.