Fëmijët e kanë më të lehtë shkollimin sekondar me shoqërinë e ngushtë

Shkolla sekondare për shumë fëmijë është një eksperiencë mjaft e frikshme.

Megjithatë të vegjlit të cilët qëndrojnë me shokët e tyre të ngushtë në të njëjtën shkollë, mund ta kenë më të lehte këtë ndryshim, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Jo vetëm që do ta kenë më të lehte të ambientohen me fëmijët e tjerë, mirëpo mund të kenë nota më të larta si dhe sjelle më të mira.

Qëndrimi me shoqërinë e ngushtë ju ofron fëmijëve stabilitet që ju ndihmon që të performojnë më mirë në shkollë.

Studimi është realizuar nga Universiteti Surrey, i cili ka bërë matjen e efekteve të shoqërisë tek 593 fëmijë duke filluar nga mosha dhjetëvjeçare.