Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kjo e mërkurë e 24 tetorit 2018-të, ka qenë fatlume për një shtetas të saj.
Shuma rekord prej 1.537 miliardë dollarësh, vlerë kjo më e madhja e dhuruar ndonjëherë, është fituar me një biletë të vetme në SHBA dhe në botë, kanë bërë të ditur sot përgjegjësit e lotarisë ”Mega Millions”.
Bileta e cila bartte numra 5, 28, 62, 70 dhe sërish 5 që u hodh të martën ishte shitur në Karolinë të Jugut por identifikimi i fituesit ende nuk është bërë.
Vlerë pak më e lartë prej 1.586 miliardë dollarësh ishtë dhuruar në janar të 2016-tës nga një tjetër llotari amerikane e njohur si ‘’Poëerball’’.
Megjithatë kjo vlerë ishte ndarë mes tre fituesish në Kaliforni, Florida dhe Tenesi, njofton Klan Kosova.