• E mërkurë / May-14 14:48
  • Kontakt

Si ndikon zhurma nëpër spitale tek pacientët?

Si ndikon zhurma nëpër spitale tek pacientët?

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se zhurma nëpër spitale është duke u përkeqësuar.

Çdokush që ka qëndruar i shtuar në spital për një natë e din vështirësinë e gjumit në mes të zhurmës së makinerive të ndryshme, stafit, lëvizjeve e telefonave.

Në Britani 40% e pacientëve janë të shqetësuar nga zhurmat gjatë natës, kanë treguar anketimet e brendshme të spitaleve.

Megjithatë kjo nuk ndikon vetëm tek mirëqenia e pacientëve – nivelet e larta të zhurmës ndikojnë edhe në performancë.

Sipas hulumtuesve nga King’s College në Londer, nivelet e zhurmës tek kujdesi inteziv – aty ku pacientet janë më të ndjeshëm – rregullisht tejkalon 100 decibel.

Kjo është ekuivalente me muzikën përmes dëgjuesve.

Në këtë nivel zhurma lidhet me zhvillimin e një formë të psikozës ku pacientet përjetojnë ankth dhe bëhen paranoik.