• E mërkurë / May-14 14:33
  • Kontakt

Terapia e re për drejtimin e shpinës, ekspertët skeptik

Terapia e re për drejtimin e shpinës, ekspertët skeptik

Një terapi e re për fëmijët që kanë probleme me shtrembërimin e boshtit kurrizor është aprovuar për përdorim të përgjithshëm pas testimeve me derra dhe trupa të pajete, ka treguar një hulumtim i realizuar së fundmi.

Besohet se shufrat magec mund të drejtojnë shpinën.

Mirëpo, ekspertët kanë deklaruar se këto shufra mund të çahen shumë lehte si dhe janë shprehur të habitur se me çfarë provash është aprovuar përdorimi i tyre.

Prodhuesit nga Nuvasive kanë deklaruar se gjithmonë ka rrezik në trajtimin e skoliozës.

Ata gjithashtu kane thëne se magec u ka ofruar familjeve një shans të ri.

Drejtimi i boshtit kurrizor realizohet përmes një operacioni me ç’rast vendosen shufrat që ndihmojnë drejtimin. Mirëpo me rritjen e fëmijëve ato duhet të zëvendësohen për shkak të gjatësisë, që nënkupton ndërhyrje kirurgjike çdo gjashtë muaj.

Megec ofron një alternativë me magnet ku shufrat zgjaten pa pasur nevojë për ndërhyrje, mirëpo ekziston rreziku që ato të çahen brenda në trup.